Zyrtare: Motta – PSG, deri më 2017

Sporti

Zyrtare: Motta – PSG, deri më 2017

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 21:08

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta ka nënshkruar kontratë të re me klubin, deri më 30 qershor të vitit 2017.

Mesfushori Thiago Motta ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germain, deri më 30 qershor të vitit 2017.

Ish futbollisti i Barcelonës e Interit pritej të largohej nga Parc des Princes, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, ai ka vazhduar qëndrimin tek PSG.

“Paris Saint-Germain njofton se Thiago Motta ka nënshkruar vazhdimin e kontratës për një vit. Italiani do të jetë pjesë e klubit deri më 30 qershor, 2017”, thuhet në njoftimin e kampionit të Ligue 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat