Edhe një fitore e Feronikelit

Sporti

Edhe një fitore e Feronikelit

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2015 Në ora: 18:59

Kampioni shënoi fitoren e dytë radhazi në elitën e futbollit të Kosovës. Feronikeli nga Drenasi para shikuesve të vet mposhti me rezultat 1:0 Dritën nga Gjilani, në ndeshjen e javës së dytë. Feronikeli pas dy viteve rikthehet në fushë të vet dhe arkëtoi pikë të plota. Në një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, vendasit ishin më të mirë dhe ngadhënjyen me golin e Mendorim Ollurit në minutën e 45-të. Ai realizoi nga rreth 20 metra, duke i sjell ekipit të tij pikë të mëdha dhe kryesojnë klasifikimin me 6 pikë, kurse për Dritën është humbja e dytë. Duhet theksuar se Fidan Gërbeshi, mbrojtës i Feronikelit u ndëshkua me kartonin të kuq (pas dy të verdhëve) pas një dueli me Alban Shillovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat