Një amerikan në Sigal Prishtina!?

Sporti

Një amerikan në Sigal Prishtina!?

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:40

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, do të përforcohet me basketbollistin amerikan, Lacedarius Dunn. Dunn do të transferohet nga skuadra e Ligës së Dytë të Turqisë, Sakarya me të cilën ka një mesatare prej 20 pikëve për ndeshje, raporton ‘sportando.com’. Sigal Prishtina sot do t’i mësoj kundërshtarët në garat evropiane, FIBA ‘Europe Cup’. Ata gjithashtu do të luajnë edhe në Ballkan Ligë dhe në garat vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat