Torres: Jap jetën për të fituar La Ligan

Sporti

Torres: Jap jetën për të fituar La Ligan

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 09:16

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres është në kërkim të medaljes më të rëndësishme në Spanjë, triumfin në La Liga me skuadrën e Atletico Madridid dhe për këtë është shprehur se do të jepte edhe jetën e tij.

Torres është kampion në Seginda B me Atleticon në vitin 2002, por asnjëherë nuk ka arritur që ta fitoj një titull të ligës superiore. Ai gjithashtu kishte dështuar edhe në Premier Ligë për ta fituar titullin, si me Liverpoolin, po ashtu edhe me Chelsean, raporton Goal.com.

“Ende ka trofe për të fituar për mua, për shembull po më mungon një titull i ligës. Asnjëherë nuk e kam fituar asnjë dhe do të ishte e veçantë ta fitoja me Atleticon.

Gjithmonë duhet të kërkoni më të mirën, do të jepja jetën time dhe gjithçka që ta fitojë atë”, ka thënë Torres në konferencë për shtyp.

“El Ninho” ishte rikthyer në Vicente Calderon verën e kaluar dhe tani kërkon trofetë më të mëdhenj me këtë skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat