Ja çfarë thotë Mourinho pasi Wenger nuk ia shtrëngoi dorën

Sporti

Ja çfarë thotë Mourinho pasi Wenger nuk ia shtrëngoi dorën

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:07

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho nuk ndjehet i shqetësuar nga fakti që homologu i tij te Arsenal, Arsene Wenger nuk ia shtrëngoi fare dorën pas përfundimit të ndeshjes.

Portugezi i uroi të gjithë lojtarët e Arsenalit, por në fund Arsene Wenger kaloi prapa shpinës së tij duke e injoruar trajnerin e Chelseat.

”Unë bëra atë çfarë mendoj se statusi i klubit, por edhe i imi si menaxher duhet ta bëj”.

”Të gjithë lojtarët e Arsenalit erdhën në drejtim me mua dhe kjo ishte gjëja më e lehtë, pasi unë isha aty dhe nëse ndonjë person nuk vije në drejtimin tim nuk ka problem, nuk është ndonjë storie apo fundi i botës”.

”Unë e bëra punën time dhe të klubit që do ta bëj kur do ta humbasim cilindo trofe”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat