Tarashaj: Derbi nuk luhet, derbi fitohet

Sporti

Tarashaj: Derbi nuk luhet, derbi fitohet

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2015 Në ora: 10:48

Futbollisti Shani Tarashaj bëri super lojë për Grasshoppersin dhe me dy golat e tij e ndihmoi skuadrën si mysafir që të fitoi me rezultat 3:2 kundër Zurich-ut. Krahas dy golave të tij, një tjetër e shënoi edhe shqiptari Florian Kamberi që ndihet si në qiellin e shtatë. “Para ndeshjes thash, derbi nuk luhet, derbi fitohet. Jam i lumtur me golat e shënuar dhe me fitoren e skuadrës. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja... ‪#‎SHT30”, shkruan Tarashaj në facebookun e tij, njëherësh me tri gola kryeson listën e shënuesve në elitën e futbollit zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat