Arsenali fiton trofeun FA Community Shield

Sporti

Arsenali fiton trofeun FA Community Shield

Nga: K.G. Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:51

Arsenali fitoi Superkupën e Anglisë
Skuadra e Arsenalit, që drejtohet nga Arsene Wenger, ia doli ta mposhtë me rezultat 1:0 Chelsean, në finalen e Superkupës së Anglisë, por që njihet si FA Community Shield. Oxlade-Chamberlain ishte autor i golit të fitores. Ai në minutën e 24-të, merr një top të mirë dhe brenda 16-shit bën disa lëvizje mashtruese, duke dërguar gjuajtje mjeshtërore dhe ia solli fitoren ekipit të tij, njëherësh edhe trofeun e parë në edicionin e ri. Trajneri Wenger është i lumtur për fitoren dhe trofeun, ndërsa për Jose Mourinhon, trajnerin e Chelseat, pa dyshim një dëshpërim, ngase ka pritur më tepër nga kjo përballje. Tek Arsenali, në këtë ndeshje debutoi portieri Petr Cech, i cili pati paraqitje pozitive, ndërsa tek Chelsea debutoi sulmuesi Radamel Falcao. Portieri Cech tregoi një formë të jashtëzakonshme, duke ndalur në një rast një gjuajtje të Oscar. Falcao dhe Hazard humbën disa mundësi të mira për shënim, ndërkohë që Giroud si gjithmonë luajti më shumë rolin e mbrojtësit në minutat që u aktivizua.
Arsenali-Chelsea 1:0
Gjyqtar: Anthony Taylor (Cheshire)
Shënues: Oxlade-Chamberlain (24’).
Kartonat e verdhë: Coquelin - Azpilicueta.
Arsenal: Cech, Bellerin, Mertesacker, Koscielny, Monreal, Coquelin, Ramsey, Oxlade-Chamberlain (Arteta 77’), Cazorla, Ozil (Gibbs 82’), Walcott (Giroud 66’).
Chelsea: Courtois, Ivanovic, Cahill, Terry (Moses 82), Azpilicueta (Zouma 69’), Matiq, Ramires (Oscar 54’), Willian, Fabregas, Hazard, Remy (Falcao 45’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat