Wilshere: Mund të jemi të suksesshëm

Sporti

Wilshere: Mund të jemi të suksesshëm

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 09:33

Ylli i Arsenalit, Jack Wilshere është i bindur se Arsenali do të sfidojë për titullin e kampionit të Ligës Premier këtë sezon.

Arsenali ka përfunduar sezonin e kaluar në vendin e tretë me 12 pikë më pak se sa kampioni aktual, Chelsea, por Wilshere është i bindur se do të jetë ndryshe në sezonin e ri.

“Ne nuk filluam sezonin mirë vitin e kaluar, por e përfunduam mirë. Ne nëse do të kishim luajtur ashtu nga fillimi, do të ishim bërë kampionë”.

“Nëse vazhdojmë me formën e fundit të sezonit të kaluar, atëherë ne do të kemi gajsa reale. Ne duam ta fitojmë titullin. Ne ndjejmë se kemi qenë afër këto vite, por tash jemi të kompletuar. Ne ndihemi në pozicion të mirë për këtë”, u shpreh Wilshere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat