Situata e Negredos, e paqartë

Sporti

Situata e Negredos, e paqartë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 09:08

Alvaro Negredo është i lidhur me një largim nga Valencia, megjithëse ka nënshkruar një kontratë të përhershme në fund të sezonit 2014-15.

Sulmuesi i Valencias, Alvaro Negredo ka kundërshtuar spekulimet që e lidhin atë me një largim të mundshëm, duke thënë se nuk e ka në plan që të largohet nga La Liga.

Negredo ju bashkua Valencias nga Manchester City me një kontratë të përhershme, pasi kaloi një sezon huazim në Mestalla, por raportohet se ai mund të shitet, gjë të cilën e mohon spanjolli.

“Që nga dita e fundit e sezonit unë kam qenë i fokusuar vetëm te Valencia”.

“Nuk e kam në plan të largohem sepse dua që të tregoj fuqinë dhe aftësitë e mia”.

“Kam stërvitur me grip dhe jam këtu për t’ju siguruar se nuk do të largohem”.

Negredo shënoi pesë gola në 29 paraqitjet e tij sezonin e shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat