Hasani: Flamurtari do të luftojë deri në pikën e fundit

Sporti

Hasani: Flamurtari do të luftojë deri në pikën e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:23

Flamurtari i Prishtinës do të ketë dy konkurrentë të fortë për kreun e tabelës në Ligën e Parë, si Trepçën nga Mitrovica dhe Vëllaznimin e Gjakovës. Skuadra prishtinase për një fije të flokut nuk ishte kthyer në elitë, ngase në barazh pati humbur me penallti nga Drita e Gjilanit.

Skuadra e Flamurtarit vazhdon përgatitjet me intensitet të shtuar dhe me shpresë se ky do të jetë edicioni i fundit në Ligën e Parë. Korab Hasani, është prej futbollistëve më të dëshmuar të kuqezinjtë, pretendon se kanë ekip të mirë dhe që do ta ndjekin edhe kreun e klasifikimit. “Kemi filluar përgatitjet dhe jemi duke ushtruar në stadiumin tonë. Përgatitjet i kemi filluar me 25 korrik, ndërsa kushtet janë të mira për ushtrime. Mendoj se pak ekipe të Superligës i kanë kushtet si Flamurtari. Ende nuk jemi kompletuar me lojtarë, por mund të them se Flamurtari si gjithmonë lufton për kreun e tabelës, për rikthim në Superligë”, theksoi mesfushori.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat