Prekazi: Çeliku ka mbrojtje të fortë!

Sporti

Prekazi: Çeliku ka mbrojtje të fortë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2015 Në ora: 18:42

Ekipet e hendbollit që marrin pjesë në garat evropiane secila synon që të krijojë një lojë sa më kompakte dhe të jetë më e gatshme për sfidat e reja. Prishtina, nënkampione e Kosovës (meshkuj), tash e di se për kundërshtarë ka ekipin boshnjak, Çelikun nga Zenica. Ekipi boshnjak është mjaft i fortë, por jo edhe i pakalueshëm për ekipin nga kryeqyteti. Petrit Prekazi, hendbollist më përvojë, mendon se Çeliku është skuadër e fortë. “Sa i përket Çelikut është ekip me një mbrojtje shumë të fortë, duke e marr parasysh që ishin finalist të Kupës së Bosnjës dhe janë shumë të fortë”, tha Prekazi, që tani është lojtar i lirë dhe ka disa oferta edhe nga klubet e Kosovës.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat