Berisha përmes Armenisë mëton një ligë më të fortë

Sporti

Berisha përmes Armenisë mëton një ligë më të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2015 Në ora: 18:38

Drilon Berisha vazhdon përgatitjet në Kosovë para se aterrojë për në Armeni, për t’iu bashkuar skuadrës Ulisses, me të cilën ditë më parë ka firmosur për dy vite. Ish-futbollisti i Prishtinës shpreson se kalimi i tij në ekipin e elitës armene mund të jetë edhe dobiprurës që përmes saj të kalojë në ndonjë ligë më të fortë evropiane.

Ai e pranon se ka pak njohuri për ligën armene, por e sheh si një aventurë të mirë për të. “Kalimi në ekipin armenë ka ndodhur përmes menaxherit tim. Kam kontratë me kompaninë e menaxherëve Bell Sport Menagment nga Anglia dhe ata ishin që më dërguan atje”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sa keni njohuri për ekipin Ulisses dhe në përgjithësi ligën armene?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat