Serbët të habitur me notarët e Kosovës që shkuan në Rusi

Sporti

Serbët të habitur me notarët e Kosovës që shkuan në Rusi

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:53

Notarët e notaret e Kosovës për herë të parë do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror në not që mbahet në Kazan të Rusisë. Sipas zyrtarëve të Federatës së Notit të Kosovës, për në Rusikanë udhëtuar me pasaporta të Republikës së Kosovës. Ky fakt serbët i çmend dhe habiten se si ata shkuan me pasaportat e Kosovës. Notarët Lum Zhaveli, Meriton Veliju, Rita Zeqiri, Flaka Pruthi dhe trajnerët, Enver Hajredini e Adrian Telaku, mësohet se kanë udhëtuar me pasaporta të Kosovës drejt Rusisë. Kjo ka zënë vend edhe në mediet serbe sidomos të një farë portali Kurir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat