Kur rusi flet me paragjykime për Kosovën!

Sporti

Kur rusi flet me paragjykime për Kosovën!

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 15:37

Kur një farë rusi flet me paragjykime për futbollin e Kosovës. Presidenti i nderit në Federatën e Futbollit të Rusisë, Koloskov është i bindur se Kosova nuk mund të luajë në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2018 edhe përkundër se së fundmi kanë qarkulluar njoftime se Kosova mund të hyjë në Grupin I me pesë ekipe të përbërë nga Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda. Mirëpo, Koloskov nuk ka dyshime. Ky farë rusi duhet ta kuptojë se FIFA është organi më i lartë që vendos për këtë punë dhe jo shteti i tij, Rusia. “Së pari, Platini duhet ta fitojë garën, kurse e dyta, është caktuar shorti jo nga UEFA, por nga FIFA e cila mund të vendos se kush mund të garojë e kush jo”, deklaroi ai për “R Sport”.
“Mendoj se informata nuk është e saktë dhe vështirë se do të vjen nga Platini. Ai është lider me përvojë, ka shumë vjet në krye të UEFA-s dhe si nënkryetar i FIFA-s. Ai e njeh rendin”, u shpreh Koloskov. Kjo është deklaratë qesharake e këtij farë rusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat