Paçarada po çmend gjermanët, në 11-shin e javës

Sporti

Paçarada po çmend gjermanët, në 11-shin e javës

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 18:08

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me angazhimin e tij po çmend gjermanët dhe ishte njeriu i ndeshjes në javën e parë të Bundesliga II. Paçarada luan për ekipin e Sandhausen-it, e cila si mysafir fitoi me rezultat 3:1 kundër Braunchweig-ut. Futbollisti me prejardhje nga Podujeva asistoi në dy gola dhe ishte kreator i këtij triumfi. Ai u shpall lojtar i ndeshjes, futet në 11-shin e parë të ligës dhe në 5 lojtarët e javës më të votuar, si lojtari më i mirë i javës në ligë. Ndryshe, Learti është djali i portierit të gjeneratës së artë të viteve 80-ta, Shukriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat