Platini kandidon për të parin e FIFA-s

Sporti

Platini kandidon për të parin e FIFA-s

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:35

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, zyrtarisht ka paraqitur kandidaturën e tij për kreun e FIFA-s.
Disa muaj më parë, Sepp Blatter dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të FIFA’s dhe tani vendin e tij kërkon ta zërë presidenti i UEFA-s, Platini.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e UEFA-s në të cilën shkruhet: “Presidenti i UEFA’s, Michel Platini, ka paraqitur kandidaturën e tij për kreun e FIFA-s”.

Legjenda braziliane, Zico më parë deklaroi së do të dëshironte që të ishte ai pasardhës i Blatterit por Platini duket se është një hap para të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat