Michel Platini garon për president të FIFA-s

Sporti

Michel Platini garon për president të FIFA-s

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:26

Michel Platini, shef i organizatës evropiane të futbollit (UEFA), gjatë disa ditëve të ardhshme do ta shpallë kandidaturën e tij për president të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), ka thënë një burim i afërt me ish-futbollistin e njohur francez.

Michel Platini, 60 vjeçar, ish-lojtar i mesit të fushës i kombëtares së Francës dhe i ekipit italian, Juventus, është president i UEFA-s prej vitit 2007 dhe gjërësisht është pritur se do të garoj për vendin e zbrazët të presidentit të FIFA-s, pasi Sepp Blatter, para dy muajsh, ka shpallur se do të tërhiqet.

Megjithqë është rizgjedhur për mandatin e tij të pestë në krye të FIFA-s në muajin maj, Sepp Blatter, tha se do të tërhiqet për shkak të arrestimit të nëntë zyrtarëve të kësaj organizate, përfshirë edhe disa zyrtarë të lartë të tashëm dhe të dikurshëm të FIFA-s, të akuzuar për korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat