Zyrtare: Felipe Luis rikthehet në Atletico

Sporti

Zyrtare: Felipe Luis rikthehet në Atletico

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:03

Atletico Madrid ka konfirmuar rikthimin e mbrojtësit të krahut, Filipe Luis.

Ai ka nënshkruar me klubin nga Vicente Calderon vetëm një vit pas largimit nga kryeqyteti i Spanjës.

Klubi madridlen do të duhet të derdh në arkën e skuadrës së Chelseat plotë 11 milionë funte.

Vlen të theksohet se braziliani 29-vjeçar ka pasur 26 paraqitje për klubin anglez në të gjitha garat, ndërsa në sirtarin e tij tani ka edhe titullin e League Cup dhe Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat