Arrihet marrëveshja për Melon, pritet zyrtarizimi

Sporti

Arrihet marrëveshja për Melon, pritet zyrtarizimi

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 07:59

Interi dhe Galatasaray kanë arritur marrëveshje për transferimin e Felipe Melos për tre milionë euro.

Gjatë të hënës, klubi turk konfirmoi se lojtari kishte kërkuar të largohej dhe se nuk do të pranonte asnjë alternativë tjetër.

Sport Mediaset njofton se palët kanë arritur marrëveshje për çmimin dhe braziliani do të udhëtojë në Milano për testet mjekësore.

Klubi turk ka kërkuar 10 milionë euro për mesfushorin, prandaj pritet që në marrëveshje të përfshihen edhe bonuse dhe opsione të ndryshme.

Po ashtu, Yuto Nagatomo pritet të shkojë drejt Stambollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat