Debutim me fitore bindëse

Sporti

Debutim me fitore bindëse

Nga: K.G. Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:57

Nuk ka qysh më mirë se kur e fillon me këmbë të mbarë e me fitore bindëse ndeshjen e parë në garat zyrtare evropiane. Basketbollistët e Kosovës U-16 bënë lojë shumë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe triumfuan me rezultat 84:27(29:10, 23:5, 16:8 e 16:4) ndaj modestëve të kombëtares së Gjibraltarit, në sfidën e parë të Divizioni C, Grupi B, i cili po mbahet në San Marino. Kombëtarja e Kosovës U-16 (meshkuj) që nga minutat e parë e deri në fund aplikuan lojë të fortë në mbrojtje, por edhe ishin edhe më efikas, që rezultoi me një debutim të shkëlqyeshëm. Në hapje me fitore, është një shenjë e mirë për djelmoshat tanë dhe shpresojnë të vazhdojnë këtë seri të rezultateve të mira edhe në vazhdim të kësaj ngjarje. Kosova të martën do të ballafaqohet me Monacon! Duhet shtuar se Atik Koshi ishte më i dalluari tek Kosova me 16 pikë, i ndihmuar nga Etnik Peci me 14 sosh.

Gjibraltari-Kosova 27:84
Gjibraltari: A. Garcia Tejon 3, M. Rodriguez 5, Hernandez 3, Smart 2, Watkins 3, Ruiz 2, Davies 3, Jeffries, Mesilio, Castellon Jimenez 2, Tunbridge 2 dhe A. Ben Youssef 2.
Kosova: Sahiti 10, Pllana 7, Berisha, Koshi 16, Avdija 2, Çarkaxhia 7, Kapiti 6, Peci 14, Gashi 7, Vrapçani 8, Simnica 2 dhe Ramaj 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat