Debatik Curri drejt Shkëndijës

Sporti

Debatik Curri drejt Shkëndijës

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 08:51

Debatik Curri mund të transferohet te Shkëndija. Qendërmbrojtësi, i cili në sezonin e fundit u aktivizua në radhët e Tiranës është në bisedime me klubin tetovar për transferimin e tij në këtë skuadër në sezonin e ri. Curri, i cili aktualisht është një lojtar i lirë pasi nuk ka rinovuar me bardheblutë duket se është dhe vetë i interesuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Sipas zërave të fundit, kryesia e klubit kuqezi ka kontaktuar me 31-vjecarin dhe në ditët e ardhshme pritet të merret një vendim, nëse qëndërmbrojtësi do të jetë apo jo pjesë e Shkëndijës për sezonin e ri. Mendohet se ka qenë vetë Curri që ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Shkëndija. Në sezonin e fundit, qendërmbrojtësi u aktivizua në 27 ndeshje me Tiranën duke shënuar dhe dy gola, të dy vendimtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat