Në Bjellorusi për kualifikim

Sporti

Në Bjellorusi për kualifikim

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 16:30

Futbollisti Gledi Mici u transferua te Kukësi gjatë aftit kalimtar të dimrit, por i kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të fituar besimin e drejtuesve të klubit verilindor. Mbrojtësi 24-vjeçar u aktivizua titullar në ndeshjen e parë të Europa League kundër Torpedo Zhodino, por për të rëndësi ka kualifikimi dhe jo thjesht fitorja e parë në “Qemal Stafa”. “Nuk është mbyllur asgjë sepse do të luhen 90 minuta. Për momentin jemi të kënaqur sepse fituam 2:0 por duhet të punojmë fort edhe për ndeshjen e kthimit dhe të sigurojmë kualifikimin”. “Do të jenë më agresivë sepse luajnë në shtëpinë e tyre por ne do të jemi më racionalë sepse na intereson kualifikimi, prandaj edhe një barazim do të ishte i mirëpritur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat