PSG ëndërron CR7 dhe Neymar

Sporti

PSG ëndërron CR7 dhe Neymar

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 23:32

Të lirë nga detyrimet e fair play financiar, drejtuesit më të lartë të Paris Saint Germain shfrenojnë fantazinë. Cristiano Ronaldo ose Neymar mund të transferohet në kryeqytetin francez sepse milionat për presidentin Al Khelaifi janë shqetësimi më i vogël. Goditja e madhe është njëri prej dy lojtarëve, një ide që e josh shumë kreun e klubit që i ka prishur tërësisht marrëdhëniet me një tjetër yll, shtatlartin suedez Zlatan Ibrahimovic. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Ibra fiton 12 milionë Euro në sezon, por ai kërkon që këtë shifër ta përfitojë brenda dy sezoneve të Milani. Në këtë mënyrë, Cristiano Ronaldo mbetet ëndrra më e madhe e parizienëve, të cilët nuk kërkojnë në asnjë mënyrë që të ulin peshën e sulmit.

Neymar, mbetet alternativa e dytë në listën e Al Khelaifit që fillimisht kërkon të lirohet nga Ibrahimovic sepse përveç përçarjes që ai po krijon në grup, një tjetër element i rëndësishëm është edhe lehtësimi i peshës së pagës faraonike që përfiton. Cristiano Ronaldo ose Neymer, për më tepër do t’i jepnin më shumë besim skuadrës në rrugëtimin Champions, aty ku ka dështuar të tregojë, forcë, karakter dhe eksperiencë, tre cilësi që portugezi dhe braziliani i kanë me shumicë. Gjithsesi, çështja mbetet në kuadrin e zërave mediatike sepse Paris Saint Germain nuk e ka hedhur ende bombën e vërtetë të merkatos. Deri në 31 Gusht, duhen edhe rreth dy muaj dhe vera do të jetë vërtetë e nxehtë në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat