Jahjaga ndan kupën për fituesin e turneut të tenisit

Sporti

Jahjaga ndan kupën për fituesin e turneut të tenisit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 17:30

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka përcjellur sot finalen e turneut të tenisit “Dielli TEB Open 2015”, që u mbajt në Prishtinë.

Ky turne është mbajtur në organizim të klubit të tenisit “Diellix” si dhe të Federatës së tenisit të Kosovës, e cila është pranuar në Federatën Evropiane të Tenisit.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga ndau kupën për fituesin e turneut, Granit Bajraliu.

Në shenjë falënderimi, presidentes Jahjaga iu dha mirënjohje, për përkrahjen e saj të vazhdueshme në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat