Paraqiten "bossat" e Milanit, ja premtimet për edicionin e ardhshëm

Sporti

Paraqiten "bossat" e Milanit, ja premtimet për edicionin e ardhshëm

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:34

Silvio Berlusconi, Barbara Berlusconi, Adriano Galliani dhe Sinisa Mihajlovic janë bërë bashkë për të paraqitur projektin final të Milanit. Drejtuesit e Milanit i kanë dhënë premtimet e tyre për Milanin e edicionit të ardhshëm.

Berlusconi ka qenë i shkurtër në paraqitjen e tij duke thënë vetëm se do të vazhdoj me blerje dhe do të ndërtoj Milanin e madh. Mihajlovic ka folur më gjatë për Milanin e tij, transferet, formacionin dhe objektivat.

"E tëra që dua të them është se duhet të keni frikë nga Milani im. Kam një mesazh të qartë për rosonerët, Milani i madh po kthehet. Ne do të jemi ekip i djajve, kemi qëllime të mëdha.

Nuk ka dyshim se unë do të luaj me dy sulmues dhe me 4 mbrojtës, me siguri se 4-3-1-2 do të jetë sistemi jonë, por nuk do të thotë se do të mbetet vetëm ky sistem.

Kemi nënshkruar me lojtarë cilësorë, por bordi i klubit na ka premtuar se do të ketë edhe transfere të mëdha. Nuk premtoj asgjë konkretisht, por premtoj se do të jemi ekip fitues" ka thënë Mihajlovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat