Provokohet Messi me këtë foto, Kili mos luaj me "zjarr"!

Sporti

Provokohet Messi me këtë foto, Kili mos luaj me "zjarr"!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:04

Gazeta e njohur kiliane "Klinika" e ka provokuar Leo Messin para finales të Kupës së Amerikës.

Në ballinën e gazetës është vendosur një fotografi e një personazhi të filmave të vizatuar me gishtin e tij të gjakosur, që krahasohet me gishtin e Jaras që ia futi Cavanit në ndeshjen me Uruguajin.

"Përgatitu Messi" është titulli i gazetës "Klinika" që njëfarë mënyrë e kërcënon Messin.

Megjithatë të "luash" me Messin është njësoj si të luash me zjarr, andaj nesër do të ndizet "zjarri" i finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat