De Gea në Madrid

Sporti

De Gea në Madrid

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 19:20

Portieri i Manchester Utd, David de Gea, ka zbarkuar në Madrid, shkruajnë mediet spanjolle. Portieri i ‘Djajve të Kuq’ tha se ka ardhur për pushime dhe jo për ndonjë punë tjetër. De Gea tash e një kohë kërkohet me këmbëngulje nga klubi ‘mbretëror’, kurse Manchester Utd kërkon plotë 35 milionë euro për shërbimet e portierit. “Kam ardhur vetëm për të pushuar. Jam këtu për të kaluar disa ditë të qe ta dhe gjithçka është duke shkuar mirë”, ka thënë De Gea. Nga ana tjetër, skuadra e Realit edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin e Lucas Vazquez nga Espanyoli. Mesfushori i krahut ishte pjesë e të rinjve të Realit, por sezonin e kaluar kaloi te Espanyoli pasi nuk ishte në planet e Ancelottit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat