Çekët nuk treguan mëshirë për Kosovën U-19

Sporti

Çekët nuk treguan mëshirë për Kosovën U-19

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:52

Kombëtarja e Kosovës U-19 dot nuk e gjen fitoren në ‘European Open 19’ që po zhvillohet në Suedi. Ata grupin B e përfunduan me tri humbje, ndërsa tani në grupin 3 i vlefshëm për plasman më të mirë, pësuan humbje të thellë nga Çekia me rezultat 30:20. Çekët ishin më të mirë në përgjithësi. Pjesa e parë ishte në shenjë mbizotërimit të Çekisë U-19, e cila udhëhoqi me 17:10, ndërsa në periudhën e dytë djelmoshat tanë u këndellën, jo të ngushtojnë humbjen. Stein me 5 gola ishte më i miri te çekët, kurse të Kosova Albi Gjuka shënoi 7 gola. Sot në orën 16.00 Kosova takohet me Finlandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat