Suker: Nuk jam i përfshirë në trukime

Sporti

Suker: Nuk jam i përfshirë në trukime

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:53

Davor Suker ka mohuar se mund të jetë i përfshirë në trukimin e ndeshjeve së bashku me dy kroatët tashmë të dënuar nga gjykata gjermane, Ante Shapin dhe Marijo Cvrtko.

Suker, tash president i Federatës kroate të Futbollit (HNS), dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Asociacionit të Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) ka mohuar njoftimet e disa mediave evropiane në lidhje me përfshirjen e tij në trukime.

“Jam një njeri i futbollit dhe jetën time ia kam kushtuar sportit që e dua. Kam pasur rastin që të përfaqësoj disa klube të mëdha në garat kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka thënë Suker përmes një deklarate.

“Për fat të keq, në këtë grup të gjerë janë edhe dy kroatët e përmendur të akuzuar për trukimin e ndeshjeve”.

“Në çdo rast, mund të konfirmojë qartë se kurrë në jetën time nuk kam qenë i përfshirë në ndonjë aktivitet që synon rregullimin ose të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të ndeshjeve të futbollit”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat