Syla i zhgënjyer, lëndimi e lë për disa muaj jashtë garave

Sporti

Syla i zhgënjyer, lëndimi e lë për disa muaj jashtë garave

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:27

Të paktën dy muaj do të mungojë në stërvitje mundësi Dardan Syla, i cili është lënduar në Stamboll në Kampionatin Evropian për të rinj. Syla anëtar i KM Prishtina dhe i kombëtares së Kosovës, është i zhgënjyer me lëndimin që i ka ndodhur në brinjë. Ai për gazetën kombëtare “Bota sot” ka treguar se si ka ardhur lëndimi. “Isha në epërsi 2:0 në garën kundër polakut, ku fitova rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë pësova një goditje me gju në brinjë dhe lëndimi ishte i madh, pasi që mjekët e panë të arsyeshme tërheqjen time nga gara. Pra, kam ndrydhje të madhe në brinjë dhe për fat jo thyerje”, tregon Syla.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat