Kosova U-19 mposhtet edhe nga Estonia!

Sporti

Kosova U-19 mposhtet edhe nga Estonia!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2015 Në ora: 17:58

Kombëtarja e Kosovës U-19 në tri ndeshje pësoi po aq humbje në grupin B në ‘European Open’ në hendboll (meshkuj) që po zhvillohet në Goteborg të Suedisë. Hendbollistët tanë as në ndeshjen e fundit të grupit nuk ia dolën të shijojnë fitore, duke pësuar humbje me rezultat 25:19 nga Estonia.

Pjesa e parë ka qenë e niveluar, kur në epërsi ishin me 9:8 estonezët. Mirëpo, në pjesën e dytë hendbollistët e Kosovës nuk treguan paraqitje ashtu siç pritej dhe shkaku i disa gabimeve pësuan humbje me 6 gola diferencë (25:19). Alban Haziri ka qenë shënuesi më i mirë me gjithsej 9 gola, ndërsa Jon Gjuka me 6 sosh, ndërsa Celmins me 9 gola ishte individi më i dalluar te Estonia.

Kosova dy humbjet tjera i ka pësuar nga Rumania me rezultat 26:18 dhe nga Suedia me 39:13. Suedia e zuri vendin e parë në grup me 6 pikë, dy më tepër se Rumania, kurse Estonia është në vend të tretë me 2 pikë dhe Kosova e fundit me 0 pikë. Kosova është paraqitur me këta hendbollistë: Haziri 8, Muqolli 6, Gaxha 2, Gjuka 1, Ramadani 1, Tahirukaj 1, Abazi, Aliu, Berisha, Gubetini, Hasani, Luzha, Mujka, Rexhepi, Rudari dhe Terziqi. Estonia u paraqit me këtë përbërje: Celmins 9, Kont 3, Salundi 3, Anton 2, Erimae 2, Kasuk 2, Ruutli 2, Aus 1, Bramanis 1, Kelk, Kunavits, Soo, Toom dhe Viitkar.

Kosova tani është në grupin 3, me 1 korrik (nesër, në orën 9.00) do të takohen me Çekinë U-19, ndërsa në orët e pasdites (16.00) ndeshen me Finlandën dhe me 2 korrik ballafaqohen me Austrinë (10.30). Këto ndeshje do të janë për të siguruar plasman sa më të mirë në këtë ngjarje të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat