Arsenal fitues i padiskutueshëm i FA Cup

Sporti

Arsenal fitues i padiskutueshëm i FA Cup

Më: 30 maj 2015 Në ora: 20:44

Arsenal është fitues i FA Cup për këtë edicion. Skuadra e trajnerit Arsene Wenger, ka mposhtur me rezultat 4:0 Aston Villan, në finalen e luajtur në stadiumin legjendar, “Wembley”.
Topgjinjtë, ia dolën të regjistrojnë një paraqitje bindëse, duke qenë më të mirë se kundërshtarët e tyre në finale.
Ky është titulli i 12 i FA Cup për Arsenalin, ndërsa i dyti më radhë.
Goli i parë i finales, erdhi në minutën e 40’, kur Theo Walcott, shënoi për epërsinë e parë të Arsenalit.
Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 62’, Alexis Sanchez shënoi për 2:0.
Për 3:0, shënoi Per Mertesacker, në minutën e 62', ndërsa sulmuesi Oliver Giroud, në fund të ndeshjes, shënoi për 4:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat