Avdijaj vazhdon me Sturmin

Sporti

Avdijaj vazhdon me Sturmin

Më: 30 maj 2015 Në ora: 11:11

Është definuar e ardhmja e sulmuesit të talentuar nga Kosova, Donis Avdijaj.

Anëtari i skuadrës gjermane Schalke 04, që ishte i huazuar tek austriakët e Sturm Graz, e ka vazhduar huazimin e tij për të paktën edhe gjashtë muaj të tjerë.

Lajmin e bëri të ditur gazeta austriake “Kronen Zeitung”, që nga ana e saj citon drejtorin e përgjithshëm, Gerhard Goldbrich në lidhje me të ardhmen e 18-vjeçarit.

“Falenderimet e mia shkojnë për Karsten Schmidt, Rainer Calmund dhe Horst Heldt. Donisi do të qëndrojë edhe një vit tjetër te Sturm Graz-i”, bëri të ditur Gerhard Goldbrich.

Ndërkohë Avdijaj është shprehur i lumtur me huazimin, duke thënë se synon të arrij sukses me klubin austriak.

“Ishte një kohë shumë emocionuese dhe e këndshme, unë kam mësuar shumë. Jam i gëzuar që do të qëndroj edhe një vit me të ‘Zinjtë’, unë dëshiroj që të arrij në grupet e Ligës së Evropvs me Sturmin”, deklaraoi Avdijaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat