Messi, e pabesueshme por e vërtetë

Sporti

Messi, e pabesueshme por e vërtetë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 10:48

Lionel Messi është futbollisti me minutazhin më të madh në Barcelonë, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Lionel Messi nuk dëgjon për pushim.

E kjo konfirmohet nga fakti se argjentinasi është futbollisti me minutazhin më të madh në Barcelonë, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Messi ka luajtut 5136 minuta me gjigantin katalan, duke munguar në vetëm tri ballafaqime në kuadër të Copa del Rey.
Ai ka zhvilluar 55 takime nga 58 të mundshme.

Messi vetëm në një ndeshje të Ligës së Kampionëve u zëvendësua (kundër Ajaxit në minutën 66’), teksa në La Liga humbi vetëm pjesën e parë të sfidës kundër Real Sociedadit në Anoeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat