Avdijaj mbetet në Sturm

Sporti

Avdijaj mbetet në Sturm

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:18

Futbollisti i talentuar shqiptar, Donis Avdijaj, do të mbetet edhe më tutje pjesë e skuadrës austriake, Strum nga Graz. Sulmuesi 18-vjeçar nga Kosova ka pasur një edicion shumë të mirë në fanellën e Sturm-it dhe ka realizuar deri më tash gjashtë gola në 16 paraqitje. “Donis do të qëndrojë edhe një vit në Sturm Graz”, tha Gerhard Goldbrich, menaxher i përgjithshëm i klubit. Edhe Avdijaj është i kënaqur që ka vazhduar me ekipin austriak. Shqiptarit në Sturm ishte huazuar gjatë janarit që shkoi nga skuadra gjermane, Schalke 04. “Kam mësuar shumë gjëra këtu nga trajneri Franco Foda dhe nga bashkëlojtarët e mi në Graz”, tha Avdijaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat