Ferguson: Chelsea do të dominojë për shumë vite

Sporti

Ferguson: Chelsea do të dominojë për shumë vite

Më: 27 maj 2015 Në ora: 09:57

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson beson se Chelsea mund të dominojnë futbollin anglez pas triumfit në Premierligë, këtë stinor.

Sir Alex Ferguson beson se Jose Mourinho dhe Chelsea mund të dominojnë futbollin anglez pas triumfit në Premierligë, këtë stinor.

Ish menaxheri i Manchester Unitedit beson se Blues mund të shndërrohen në fuqi dominuese, në vitet e ardhshme.
“Jose është njeri i suksesshëm, fitues”, deklaroi Ferguson.

“Ai e meritoi çmimin e menaxherit të vitit në Premierligë. Mendoj se ka ekipin më të mirë. John Terry luajti në çdo ndeshje”, shtoi ai.

“Kampionët gjithmonë janë ata që duhet mposhtur. Jose e njeh mirë ekipin e tij. Ai ndihet rehat. Chelsea do të kalojë disa vite shumë të suksesshme”, përfundoi skocezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat