Sadiku ka derdhur lot gëzimi

Sporti

Sadiku ka derdhur lot gëzimi

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:40

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku i cili realizoi një gol të rëndësishëm në fitoren 1:0 të Zurich-ut ndaj Luzernit ka rrëfyer për “Sportal.al” emocionet e përjetuara nga ai gol i rëndësishëm që i dha edhe Kupat e Europës ekipit të tij.
Sadiku tregon se nuk ishte projektuar si titullar në këtë takim dhe trajneri i ka komunikuar se do të luajë vetëm në momentet e fundit. Ai gjithashtu rrëfen se ka derdhur lot gëzimi për këtë gol pasi ishte me peshë dhe shumë i rëndësishëm pët vazhdimësinë e tij.

Armand, shënove një gol të rëndësishëm për Zurich-un. A ishte ai një ndër më të bukurit që kë realizuar në Zvicër?
Po, ishte me të vërtetë një gol i bukur. Por, më ndihmoi disi dhe fati, pasi ishte një gabim i njërit prej mbrojtësve kundërshtarë që ma pasoi mua topin, pasi nuk më pa që unë isha midis tyre. Si e mora topin, gjuajta nga rreth 30 metra dhe për fat shkoi direkt e në trekëndësh. Kam shpërthyer në lot!

Mediet zvicerane e konsideronin një gol që i solli miliona euro skuadrës…

Kjo ndeshje për ne ishte si “jetë a vdekje”, edhe për trajnerin (Urs Meier) gjithashtu, pasi nëse nuk fitonim ishte i ikur direkt, pasi nëse do të na mundte Luzern-a do të kalonte sipër nesh. Edhe barazimi nuk na bënte punë, pasi nga kalonte dhe St.Gallen. Nga ana tjetër edhe ndeshjen e fundit do të kemi derbin me Grasshoper-in e Amir Abrashit, dhe nuk dihej çfarë ndodhte mund të mbeteshim jashtë Europa League.

Kur u publikuan formacionet zyrtare para fillimit të ndeshjes, emri tënd nuk ishe në 11-shen titullare, si ndodhi që luajte nga fillimi?

- Ishte thjesht çështje fati. Sulmuesi nga Kameruni, Frank Etoundi, u ankua për një problem muskulor në këmbë gjatë nxehjes dhe kërkoi të zëvendësohej. Trajneri atëherë vendosi që të luaja unë.


Çfarë të tha trajneri pas ndeshjes?

- Jo vetëm, ai, por të gjithë më përgëzuan. Ishte një gol që e kisha pritur gjatë, për vetë ecurinë time në sezon. Kam punuar shumë fort në stërvitje dhe Zoti ma solli rastin, pasi me thënë të drejtën edhe më është ngrënë haku, pasi trajneri sikur më kishte lënë disi mënjanë. Ma tha dhe pas ndeshjes, ndoshta e ke merituar të luash më shumë, por për këtë që kë bërë sot (dje) të heq kapelen.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat