Kam telefonuar çdo lojtar

Sporti

Kam telefonuar çdo lojtar

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:19

Manchester Utd pas një kohe iu rikthehet garave evropiane. Një ekip që pretendon të rikthehet fuqishëm në fazën e grupeve të Champions League dhe t’i jap shijen ashtu si dëshirojnë tifozët më të flaktë. Trajneri i Manchester Utd, Louis Van Gaal, tash e di se e pret një verë e nxehtë sa i përket afatit kalimtar për futbollistë. Objektivat e tija janë të krijojë ekip edhe më të fuqishëm. “Kam telefonuar çdo lojtar me të cilët mendoj se duhet të flas, por periudha e transferimeve është një proces. Unë e di se cilët lojtarë duhet të largohet dhe cilët duhet të vijnë, por ju nuk e dini nëse ata do largohen ose nëse ata do vijnë sepse ajo është e varur nga shumë aspekte”, ka thënë Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat