Emery arrin marrëveshje me Milanin?

Sporti

Emery arrin marrëveshje me Milanin?

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:23

Unai Emery ka arritur marrëveshje me Milanin për ta marrë në drejtim skuadrën nga sezoni i ardhshëm, raportojnë mediat italiane.

Rossonerët vazhdimisht janë lidhur me një angazhim të Carlo Ancelottit, e ardhmja e të cilit me Real Madridin është e paqartë, me Adriano Gallianin që së fundmi tha se po fluturon drejt Madridit për t’u takuar me ish-trajnerin.

Megjithatë, mediat italiane parashikojnë një tjetër skenar, duke shkruar se është e mundshme që Galliani të takohet me përfaqësues të menaxherit të Sevillas në Madrid.

Disa media madje shkruajnë se tashmë ka një marrëveshje mes Milanit dhe Emeryt, që do të zbulohet vetëm pas finales së Europa League, që zhvillohet të mërkurën, 27 maj, dhe ku Sevilla do të ndeshet me Dnipron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat