Avdijaj e Sturmi mposhtin Admira-n

Sporti

Avdijaj e Sturmi mposhtin Admira-n

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2015 Në ora: 19:38

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, me ekipin e tij, Sturm, si mysafir shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Admira-s, në ndeshjen e javës së 35-të të kampionatit austriak. Shqiptari ka qenë edhe protagonist i kësaj fitore. Ai realizoi gol në minutën e 51-të, kur barazoi rezultatin 1:1, pasi që vendasit kishin shënuar në pjesën e parë pikërisht në minutën e 16-të nga penalltia përmes futbollistit Windbichler. Haxhiq në minutën e 70-të shënoi për fitoren e Sturmit. Eldis Bajrami luajti titullar deri në minutën e 77-të për Admira-n kur u ndërrua nga Beniamin Sulimani. Sturm renditet në vend të tretë me 57 pikë dhe ka një më shumës e Altach i katërti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat