Edhe një Majlindë në sipërfaqe! Po i gjunjëzojmë ruset!

Sporti

Edhe një Majlindë në sipërfaqe! Po i gjunjëzojmë ruset!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2015 Në ora: 12:09

Femrat po dëshmohen gjithnjë e më të forta. Femrat po na blëjnë të ndihem krenar në sportin në përgjithësi të Kosovës. Edhe një Majlindë Kelmendi doli në sipërfaqe. Edhe një luaneshë doli në sportet luftarake. Edhe një zemër Kosovë dhe një guximtare e arenave luftarake. Majlinda Kelmendi (52 kg), kampione e dyfishtë e botës në xhudo, tash kemi edhe një boksiere që po shkon hapave të saj.

Donjeta Sadiku është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror për juniore, pasi e mposhti boksieren nga Rusi, Ekaterina Dynnik. Një fitore sa e madhe, sa e bukur sa e lezetshme e aq më tepër ndaj një kundërshtareje nga Rusia. Majlinda kishte mundur rusen në zemër të Rusisë, ndërsa Donjeta e deklasoi në Taipe të Rusisë. Donjeta tani do edhe të artën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat