Shqipëria kundër Francës me një lojtar që vlen 49 milionë euro

Sporti

Shqipëria kundër Francës me një lojtar që vlen 49 milionë euro

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:59

Gianni De Biasi do të sjell një risi në Kombëtare për sfidën kundër Francës.

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, do të sjell një risi në skuadrën e tij për sfidën kundër Francës.

Mediat shqiptare njoftojnë se De Biasi pritet ta ftojë sulmuesin kosovar, Donis Avdijaj, për takimin kundër Francës që ka karakter miqësor.

Ndeshja do të luhet më 13 qershor në Shqipëri dhe aty Avdijaj mund të tregojë vlerat e tij para tifozëve kuqezi.

Ndryshe, futbollisti i huazuar nga Schalke te Sturm Graz kohë më parë ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me skuadrën A të Shqipërisë, mirëpo ende nuk ka marrë ftesë.

Ai në kontratën e tij me Schalken ka klauzolë largimi prej plot 49 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat