Trishtuese, Adebayor tregon si i vdiq vëllai

Sporti

Trishtuese, Adebayor tregon si i vdiq vëllai

Më: 6 maj 2015 Në ora: 16:48

Disa nga sportistët e mirënjohur kanë një histori sa trishtuese aq edhe të dhimbshme. Sulmuesi togolez, Emmanuel Adebayor ka pasur një jetë interesante dhe një trishtim familjarë. “Disa vite më parë kam blerë një shtëpi 1.2 milionë dollarë dhe lejova që motra ime dhe vëllai im të qëndrojnë aty. Pas një kohe motra ime kishte vendosur ta lëshoj me qera shtëpinë pa më pyetur mua dhe kishte larguar vëllanë nga shtëpia.

Kur e kam thirru atë ajo për rreth 30 minuta më ka abuzuar dhe më ka fyer në telefon. Pastaj mora lajmin se vëllai im , Peter ishte shumë i sëmurë. Shkova sa më shpejt që munda ta shoh atë, por nëna më tha se një herë duhet t'i dhuroj atyre para dhe më pas do mundja ta shihja vëllanë tim. Kur vëllai im vdiq, unë i kam dhënë vëllait tjetër Kola një shumë të madhe parash që ai të rikthehej në shtëpi.

Tani pikërisht Kola thotë se jam i përfshirë në vdekjen e Peter. Si? Ai ka treguar storie vetëm për të marrë para dhe ka dërguar letra klubit tim kur isha në Madrid që ata të më pushonin mua, tregon Adebayor, ndryshe është sulmues i Tottenhamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat