Prishtina i bëri nder Kosovës

Sporti

Prishtina i bëri nder Kosovës

Më: 5 maj 2015 Në ora: 15:08

Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga falënderoi klubin e basketbollit Sigal Prishtina, kampion i Ligës Ballkanike, për nderin e bërë Kosovës në imazhin e saj ndërkombëtar. Ajo përgëzoi lojtarët dhe menaxhmentin e KB Sigal Prishtina për organizimin fenomenal gjatë tërë këtyre viteve. Presidentja Jahjaga tha se të gjithë jemi krenarë për suksesin e Prishtinës. Ndërsa presidenti i KB Prishtina, Blerand Stavileci, falënderoi presidenten për pritjen duke i premtuar vazhdimësi në punë. Po ashtu, Stavileci bisedoi me presidenten edhe për nevojën e madhe që klubi jonë ka për ndërtimin e një salle multifunksionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat