Reali me çdo kusht e do finalen

Sporti

Reali me çdo kusht e do finalen

Më: 4 maj 2015 Në ora: 19:00

Carlo Ancelotti rikthehet në Torino, por këtë herë si kundërshtar i Juventusit, skuadër me të cilën arriti disa suksese të rëndësishme në karrierën e tij. Trajneri i Realit të Madridit do të sfidojë të shkuarën për të kërkuar lavdinë në sportin e futbollit pasi një kualifikim i mundshëm në finale do të ishte një arritje fantastike për karrierën e tij. “Formacionin e kam vendosur por nuk do ta bëj publik. Kjo është një ndeshje e ndryshme në krahasim nga ajo me Atleticon e Madridit.

Juventusit i pëlqen ta mbajë topin por edhe ne e duam një gjë të tillë. Do të jetë një sfidë e komplikuar por stimuluese. Juventusi ka fituar shumë eksperiencë gjatë viteve të fundit dhe ditët e fundit ka arritur të fitojë kampionatin”. Në vijim, Ancelotti vë theksin te objektivi që ka skuadra e tij. “Gjëja më e rëndësishme është që të luajmë mirë duke treguar cilësitë tona. Mund të kalojmë edhe me dy barazime. Do të sulmojmë në këto dy sfida por na duhet edhe të mbrojmë mirë.

Do ta nisim këtë ndeshje me 4 mbrojtës dhe Sergio Ramos mund të luajë mesfushor”. Reali i Madridit ka arritur të fitrojë vetëm një herë në Torino me Juventusin por Ancelottin nuk e tremb aspak ky fakt. “Kjo është një statistikë që tregon se Juventusi ka pasur gjithmonë një skuadër të fortë. Gjithsesi, ne dëshirojmë me çdo kusht të kualifikohemi në finale dhe do të japim maksimumin në 180 minuta. Për momentin gëzojmë një formë të mirë edhe pse gjatë dimrit vuajtëm pak. Skuadra është gati pavarësisht dëmtimeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat