Edhe një humbje nga italianët

Sporti

Edhe një humbje nga italianët

Nga: K.Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 19:51

Kombëtarja e Kosovës brenda pesë ditëve ka pësuar dy humbja nga Italia, në ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin Evropian Euro 2018 në hendboll (meshkujt). Kosova si mysafir (në Follonica) pësoi humbje me rezultat 35:26 (18:12) dhe e përfundoi aventurën evropiane me të gjitha humbjet. Hendbollistët e përzgjedhësit Alfred Llazari kanë pësuar humbje me 29 prill në Prishtinë me 29:22 nga Italia, ndërsa më herët ishin mundur edhe nga Rumania (36:24 në Bukuresht dhe 30:16 në Prishtinë). Kosova zuri vendin e fundit në grupin C me 0 pikë, ndërsa Rumania dhe Italia kanë nga 4 pikë, por dy ndeshje më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat