Olympic Art nga Prishtina bën mrekulli në Podgoricë

Sporti

Olympic Art nga Prishtina bën mrekulli në Podgoricë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:37

Klubi i Taekwondos Olympic Art nga Prishtina bëri mrekulli në turneun ndërkombëtar të Taekwondos “1st Podgorica Open 2015” që u mbajt në Podgoricë të Malit Zi. Në këtë turnir ndërkombëtar morën pjesë mbi 250 garues nga shtete të ndryshme.Sipas trajnerit të Klubit, Arsimi Agushit, Republika e Kosovës, e përfaqësuan 17 garues të cilët arritën t’i fitojnë 16 medalje dhe 2 kupa. Klubi arriti ta fitojë Kupën në kategorinë 1st Place Children. Ndërsa në bazë të pikëve të përgjithshme klubi zuri vendin e tretë, 3 rd Place Team.

Rezultatet e garuesve:
Medaljet e Arta

1.Klos Vokshi
2.Elion Agushi
3.Jon Grajqevci
4.Zani Bislimi
5.Elda Zeqiri
6.Bardh Serreqi
7.Eron Brahimi
8.Kron Grajqevci
9.Natyra Kadriu
Medaljet e Argjendta:
1.Denis Bllaca
2.Lum Zeqiri
Medaljet e Bronzta:
1.Arnis Agushi
2.Jom Lumi
3.Vanesa Orana
4.Visar Uka
5.Naim Nikaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat