Berisha më i miri në histori të Australisë

Sporti

Berisha më i miri në histori të Australisë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:43

Futbollisti shqiptar, Besart Berisha, është shpallur sulmuesi më i mirë në histori e ligës australiane, A-League, e cila u themelua në vitin 2004 si pasuese e NSL (National Soccer League). Berisha kaloi në këtë ligë në vitin 2011 duke filluar në ekipin e Brisbane Roar, ku qëndroi për tre sezone rresht dhe arriti të shënojë 48 gola në 76 ndeshje. Por, vitin e kaluar ai u transferua në një tjetër skuadër të kësajlige, në atë të Melbourne Victory, duke shënuar edhe 13 gola në 26 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat