Hernandez ka qenë i durueshëm

Sporti

Hernandez ka qenë i durueshëm

Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:45

Barcelona dhe Real Madridi do të luftojnë fyt për fyti deri në fund se cila do të jetë kampion i ri në Spanjë. Barcelona ka epërsi dypikëshe ndaj Realit dhe kjo nënkupton se lufta do të jetë e ashpër për titull. Sulmuesi meksikan, Javier Hernandez, shfaqi super lojë për Realin dhe mposhtën me rezultat 4:2 Celta Vigon vendase. Hernandez edhe një herë u tregua vendimtar pas asaj në Champions Leasgue kur me golin e tij mposhtën Atleticon, këtë herë shënoi dy gola ndaj Celta-s në kampionatin spanjoll.

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez e ka lavdëruar Hernandezin, duke thënë: ''Chicharito është duke bërë mjaft mirë këtu, ai po stërvitet shumë dhe unë jam i lumtur për të. Kjo që është duke i ndodhur atij tani është e drejtë, ai ka qenë me të vërtet i durueshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat