Montella: Fiorentina i meritoi fishkëllimat

Sporti

Montella: Fiorentina i meritoi fishkëllimat

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:00

Vincenzo Montella thotë se Fiorentina “meritoi të fishkëllehet” nga tifozët pas disfatëa 3-1 në shtëpi nga Cagliari.
Kjo është hera e parë që nga shkurti i vitit 2012 që Viola ka humbur tre ndeshje radhazi në Serie A.

“Ne i merituam fishkëllimat këtë herë. Nuk ishte një paraqitje e mirë. Ne do të përpiqemi t’i transformojmë fishkëllimat në duartrokitje herën tjetër”.

“Sot ne vuajtëm nga mungesa e energjisë nervore”, ka thënë trajneri për Sky Sport Italia. “Çerekfinalja e Europa League të enjten na i dogji rezervat dhe ne nuk mund të luanim në një mënyrë të caktuar në këtë nivel”.

“Ekipi ka punuar fuqishëm, edhe pse në një mënyrë konfuze, por nuk mundi ta ruajë përqendrimin dhe vendosmërinë”.

“Tash bëhet edhe më e vështirë për ta mbrojtur pozitën e gjashtë dhe për t’u kualifikuar në Evropë. Një fitore do të ishte shumë e rëndësishme, por ne duhet ta pranojmë disfatën dhe të mos e humbim besimin”.

“Ne duhet të relaksohemi dhe ta kuptojmë se mundmi më mirë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat